Futboll Sport

“NUK JAM I LUMTUR TEK BARCELONA”/ Rrëfehet mesfushori Vidal: Kam fituar shumë tituj me…

Arturo Vidal nuk po kalon një periudhë të mirë te Barcelona, teksa edhe pse gjithmonë ai jep maksimumin në ndeshje, përsëri nuk është një zgjedhje e parë nga trajneri Valverde.

Prej kohësh qarkullojnë lajme se mesfushori mund të largohet nga katalanasit, me destinacionin më të mundshëm Interin.

Së fundmi kiliani ka dhënë një intervistë ku flet për teknikun e Interit Konte, dhe thotë se momentalisht nuk është i lumtur te Barça: “Unë punoj shumë këtu, për të arritur objektivat me këtë klub. Sot unë nuk jam aspak i lumtur, edhe pse jam duke u përpjekur të kthej situatën në të cilën ndodhem. Ajo që bëj unë nuk është bërë nga askush në këtë klub, por vendimet i takojnë trajnerit. Unë ndihem një lojtar fitues, gjithmonë kam qenë një futbollist i rëndësishëm në karrierën time.arturo-vidal-fc-barcelona-1539330070-18205

Konte? Ne kemi fituar shumë tituj së bashku. Falë ndihmës së tij unë bëra hapin e madh për të qenë një nga më të mirët. Në futboll, gjëja më e rëndësishme është besimi, dhe në rast se një trajner të jep besim, atëherë kjo të bën të përmirësohesh.”, u shpreh mesfushori.

Related posts

“GRUPI KUALIFIKUES? NUK KA MË DIFERENCA TË MËDHA”/ Gjasula: Kemi detyrë të fitojmë ndeshjen e parë, t’i marrim gjërat…

Delo.autor

PRAPASKENA/ Atalanta pranoi shitjen e Gomezit te Juventusi, shkëmbimi u dogj nga lojtari bardhezi

Delo.autor

RIKTHEHET LIGA E KOMBEVE/ Këto janë ndeshjet e sotme, ja SUPER përballja

Isa.Autor

Leave a Comment