Futboll Seria A

Batuta e Gatuzos: Futbollistët e stolit shfrytëzojnë rastin për të më goditur

Në fundin e takimit mes Milanit dhe Lacios, që përfundoi me rezultatin 2-1, trajneri i Milanit mblodhi lojtarët në mesin e fushës për të festuar fitoren.

Me grintën që e karakterizon gjithmonë, Gatuzo ka kërkuar të ngrejë moralin e ekipit, duke festuar në një mënyrë paksa të ekzagjeruar fitoren ndaj Lacios.

Në një intervistë për mediat italiane, Gatuzo është shprehur me shaka se futbollistët e tij kishin shfrytëzuar këtë rast për të goditur trajnerin.

“Ajo që dua unë të bëj është që skuadra të jetë e lumtur. Më saktësisht futbollistët që qendrojnë gjatë gjithë takimit në stol, tashmë kanë një shans për të më goditur mua”, është shprehur Gatuzo.

Related posts

PAS SUKSESIT HISTORIK/ Kosova një vit e gjysmë larg ëndrrës Euro 2020

Isa.Autor

E PABESUESHME/ “Topi i Artë”: Kësaj radhe MESSI e RONALDO janë pjesë e…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Arthur nuk do t’ia dijë për thirrjen e Barcelonës! Ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment