Futboll Sport

TËRHIQET NGA FUTBOLLI/ Ja kur do t’i bëhet Iker Casillas ceremonia e lamtumirës

Iker Casillas do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të sezonit.

Pas infarktit në zemër, gardiani spanjoll bisedoi me drejtuesit e klubit të Portos, teksa u vendos që portieri t’i jepte fund karrierës së tij, edhe pse kishte ende 1 vit kontratë.

37-vjeçari vendosi të mos rrezikojë me shëndetin e tij, ndërkohë mësohet se drejtuesit e klubit portugez i kanë ofruar një post drejtues.

Ceremonia e lamtumirës së gardianit pritet të bëhet pas datës 25 maj, në finalen e Kupës se Portugalisë, që Porto do të luajë ndaj Sportingut të Lisbonës.

Related posts

ZYRTARE/ Pjesë e Partizanit prej 3 vitesh, mbrojtësi njofton “divorcin” me të kuqtë

Delo.autor

HYRI NË PJESËN E DYTË NË SFIDËN NDAJ VERONËS/ Ja nota që vendos media italiane për mesfushorin e Kombëtares

Delo.autor

LAJMI I FUNDIT/ Gjiganti anglez futet në garë për Hysajn

Delo.autor

Leave a Comment