Futboll Premier League Sport

SHKËLQEU KËTË SEZON ME MANCHESTER CITYN/ Sterling pranon: Kur isha më i ri, kam qenë tifoz i madh i…

Raheem Sterling është ylli i “qytetarëve” tashmë, por kur ishte më i ri, pranon se ishte një tifoz i madh i Manchester United.

24-vjeçari pati një tjetër sezon të shkëlqyer me Manchester Cityn, duke shënuar 17 gola dhe dhënë 10 asiste në 34 ndeshje të Premier League.

Sterling pranon se u rrit si një mbështetës i madh i Manchester United.

Tani, ai do të ketë mundësinë të luajë në finalen e “FA Cup”, teksa do të përballet me Watford, të shtunën.

Ai zbulon për “Mirror” se e pa si tifoz finalen e “FA Cup” 2007, kur Chelsea mposht “Djajtë e Kuq” në stadiumin “Wembley”.

Isha në finalen e vitin 2007. Ndoshta nuk duhet ta them tani këtë, por është e vërtetë. I ri kam qenë tifoz i madh i Manchester United. Madje, kam ruajtur një komplet të vjetër sportiv të Manchester Unitedit, që nga fitorja e fundit e “FA Cup”. Ishte e pabesueshme për mua ta shihja skuadrën që adhuroja në stadium. Nëse një fëmijë ka shanse për t’u bërë futbollist, shpresoj se rasti im t’i shërbejë si motivim dhe frymëzim, që t’i përmbushë ëndrrat”, deklaroi Sterling.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester United-Chelsea. Rezultati 3-0

Delo.autor

KORONAVIRUSI NË MEKSIKË/ 22 lojtarë të klubit të futbollit Cruz Azul pozitivë me COVID-19

Delo.autor

Real Madridi arrin marrëveshjen me Dortmund për mbrojtësin e djathtë

Isa.Autor

Leave a Comment