Futboll Seria A Sport

“JAM SULMUAR NË MËNYRË TË…”/ Legjenda e Italisë del para Gjykatës së Padovës

Roberto Baggio është prezantuar ditën e djeshme në sallën e Gjykatës së Padovas si dëshmitar.

Për 15 minuta, ai ka treguar për ofendimet e marra ndër vite dhe të përsëritura nga Paolo Mokavero i organizatës “100 % animalistë”, i cili që prej vitit 2015 e ka ofenduar figurën e ish-futbollistit, si rrjedhojë e pasionit të “Bishtalecit të Artë” për gjuetinë.

Mbërritja e ish-“Topit të Artë” në Gjykatë nuk kaloi indiferente, madje dhjetëra fansa, pas deponimit të tij, e pritën dhe Roberto Baggio u lejoi atyre fotografi dhe autografe, mbi topa e fanella të tij.

“Jam një gjuetar, por i dua kafshët. Jam sulmuar në mënyrë të padrejtë”, tha Baggio pas daljes nga Gjykata.

Related posts

16 pikë prapa Barcelonës, Zidane dëshpëron keq tifozët pas barazimit me Celta Vigon

Q.Autor

Cristiano Jr. lë pa fjalë Ronaldon, shikoni çfarë ka bërë 8-vjeçari

Isa.Autor

KORONAVIRUSI I DJEG ËNDRRËN/ Myrto Uzuni humbet duelin me “Pleshtin” në “Camp Nou”

Delo.autor

Leave a Comment