Futboll International

David Beckham krijon skuadrën e tij: Do të jetë një nga më të mirat

David Beckham do të ketë një klub futbolli MLS (Major League Soccer) pasi komisionieri i kampionatit, Don Garber, ka miratuar kërkesën e tij. Ish-kapiteni i Anglisë e ka dhënë lajmin në një konferencë për shtyp të zhvilluar në krah të Garber.

 

“Kjo ka qenë një ëndërr e imja për shumë vite. Krijimi i një klubi futbolli në Majami ka qenë një rrugëtim entuziazmues. Jam larguar nga Real Madrid për të luajtur në një kampionat që nuk ishte akoma në nivele të larta. Ju premtoj se skuadra që do të sjell në këtë kampionat do të jetë një nga më të mirat… më e mira. Kur fitova të drejtën për të krijuar një klub, kam pasur vetëm një qytet në mendje”, ka thënë Beckham.

Beckham, i cili ka luajtur 115 ndeshje me kombëtaren e Anglisë, ka pasur, në kontratën e nënshkruar me Los Angeles Galaxy, një opsion për të krijuar një klub të ri në MLS. Ish-ylli i Manchester United ka premtuar që të marrë lojtarë të nivelit botëror në Majami në 2014-ën, duke thënë se do të krijonte një skuadër globale, që do të adhurohej “nga miliona njerëz”

Related posts

“SHTANGEN BAVAREZËT”/ Hertha Berlin shënon dy gola brenda 120 sekondash, ja golat (VIDEO)

Delo.autor

Beteja e portierëve/ Pikford i përgjigjet Kortuas në lidhje me deklaratën e tij

Isa.Autor

Kombëtarja “kuqezi” zbret në stërvitje, mungojnë vetëm Vajushi e Selmani (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment