Futboll La Liga

Tetë ndeshje me radhë, 11 gola – askush si Luis Suarez

Tetë ndeshje me radhë, 11 gola – Suarez është sulmuesi më efektiv aktualisht në Evropë.
Luis Suarez e ka ndihmuar mbrëmë Barcelonën duke shënuar golin e barazimit para se Leo Messit të vendosë fatin e katalunasve duke realizuar gol të bukur në minutën e 84’ për fitoren 2:1 kundër Alaves.

Kjo ishte ndeshja e tetë me radhë që Suarez gjen golin, duke shënuar 11 herë – lojtari i parë që arrin diçka të tillë në Top 5 ligat Evropiane (La Liga, Premierligë, Serie A, Ligue 1 dhe Bundesliga).

Suarez deri më tani ka shënuar 16 gola në La Liga dhe 18 në të gjitha garat në 29 paraqitje.

Related posts

Arritja e Igli Tares nuk ka kufi, vlerësohet më i miri edhe nga ‘SportItalia’

Q.Autor

Kush mund ta mposhtë? Ja super-formacioni i Juventusit me blerjet e bujshme

Isa.Autor

Publikohet formacioni më i mirë i vitit në Serinë A, dominojnë Inter e Juve (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment