Futboll Kategoria Superiore Sport

NESHJA ME PARTIZANIN/ Trajneri Shkëmbi humbet dy ish-lojtarët e “Demave”…

Teuta u ka dhënë fund përgatitjeve për javën e 34-të të Superiores, ku në shtëpi presin kampionët e rinj të Shqipërisë, Partizanin. Stafi teknik me në krye trajnerin Bledi Shkëmbi kanë dhënë dje instruksionet dhe këshillat e fundit taktike gjatë seancës stërvitore, e cila u zhvillua në fushën e stadiumit “Niko Dovana”.

Ekipi nuk vjen në këtë takim në gjendjen më të mirë të mundshme, pasi trajneri Shkëmbi nuk do ka ketë të plotë grupin. Dy ish-mbrojtësit e kuq, Ditmar Bicaj dhe Tefik Osmani, do jenë mungesa të sigurta për Teutën. Osmani ka pësuar një tërheqje në kofshë, ndërsa Bicaj ndien akoma dhimbje në gju, kështu që do të mungojnë ndaj ish-skuadrës, e cila sapo është shpallur kampione. Pjesa tjetër e skuadrës duket në gjendje optimale në prag të sfidës ndaj Partizanit, ku stafi ka punuar gjatë gjithë javës me synimin e vetëm, marrjen e trepikëshit.

Related posts

VIDEO/ Machester City shënon golin e tretë ndaj Watfordit

Q.Autor

VARIANTET E REJA TË COVID/ Britania ndal tifozët italianë: S’do ju lejojmë të hyni, nëse vini vetëm për finalen e “Euro2020”

Delo.autor

U FTUA NGA KOSOVA PËR HERË TË PARË/ Zabërgja: Ndjesi e papërshkrueshme

F.autor

Leave a Comment