Sport Të tjera

“PAS STUHISË VJEN DIELLI”/ McGregor kontribuon për ndërtimin e shtëpive për të pastrehët në Dublin (FOTO)

Ylli i MMA, Conor McGregor ka kontribuuar në ndërtimin e tetë shtëpive për familjet e pastreha në kryeqytetin e Irlandës, Dublin. Ai u pa i pranishëm në sheshin e ndërtimit për të inspektuar punimet në ndërtimin e shtëpive, teksa përshëndeti disa nga fqinjët vendas, shkruan “DailyMail”.

30-vjeçari, fitimet vjetore të të cilit mendohet se shkojnë deri në 75 milionë paund, shpesh përdor mediet sociale për të treguar aktivitetet e tij.

“Ne kemi tetë shtëpi drejt përfundimit. Shtëpi me tre dhoma gjumi, të destinuara për familjet që aktualisht banojnë në hotele rreth kryeqytetit, pa një shtëpi që mund ta quajnë të veten. Por jo për edhe për shumë kohë. Pas stuhisë vjen dielli”, u shpreh McGregor.

Related posts

I PAPËRMBAJTSHËM EDHE JASHTË FUSHE/ David Trezeguet mbetet pa patentë, ja shkaku i rëndë

Delo.autor

Igli Tare “kursen” Lazion, shumë pranë akordit me sulmuesin e skuadrës së njohur

Sadik.Autor

CELTA VIGO-BARCELONA/ Valverde me shumë nryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment