Futboll Seria A Sport

MOS OFRIMI I KONTRATËS SË RE/ Largimi i De Rossit nga Roma, tifozët në protesta (VIDEO)

Daniele de Rossi do të largohet nga Roma në fund të sezonit.

Qëndrimi prej 18 sezoneve në kryeqytetin italian në skuadrën e Romës, po shkon drejt fundit për mesfushorin Daniele de Rossi.

Mesfushori italian që gjithë karrierën ia kushtoi klubit romak, nuk ka marrë ofertë për vazhdimin e kontratës që përfundon në qershor nga drejtuesit e Romës.

Lajmi për largimin e De Rossit dhe mos ofrimi i kontratës së re, nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve të Romës, të cilët janë ngritur në protesta kundër presidentit James Pallotta.

Tifozët e Romës kanë protestuar në Nju Jork, Londër, Sidnei dhe para selisë së skuadrës në kryeqytetin italian, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Pallota.

‘Pallota largohu, Roma na takon neve. Legjendat nuk bën të preken’ ishin thirrjet e tifozëve të Romës, që janë deklaruar kundër largimit të 35 vjeçarit De Rossi.

Related posts

I etur për arritje, trajneri i Australisë mban me paratë e xhepit stafin teknik

Sadik.Autor

“JORGJI “KA QEF T’I JAPË ATO PENALLTI”/ Duro i acaruar pas humbjes: Sulmuesit e mi nuk u kombinuan…

Delo.autor

SAMPAOLI E NIS ME GAFË/ Plas gallata në Brazil e Argjentinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment