Futboll La Liga Sport

E ardhmja e Iniestës: Spanjolli në dilemë mes Kinës dhe Japonisë

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, tha se ai duhet të zgjedhë javën e ardhshme nëse do ta vazhdojë karrierën në Kinë apo Japoni. Ikona e klubit katalanas do të largohet nga skuadra ku luan që prej moshës 12-vjeçare dhe këtë fundjavë do të luajë ndeshjen e tij të fundit, gjithsesi 34-vjeçari ende nuk e ka vendosur të ardhmen…

“Ka dy skenare, Kinë ose Japoni dhe secila prej tyre ka avantazhet e saj, – tha ai për radion spanjolle “Onde Cero. – Ka disa detaje të vogla që nuk janë përcaktuar ende dhe bashkë me menaxherin tim po mendojmë të zgjedhim alternativën më të mirë. Javën e ardhshme do të vendosë nëse etapën e fundit të karrierës do ta vazhdojë në Kinë apo Japoni, por një gjë është e sigurt, me keqardhje nuk do të jem më pjesë e Barcelonës.”

Më pas mesfushori vazhdoi: “Do të vendos përfundimisht të ardhmen përpara Kupës së Botës. Ajo që të jetë veprimtaria e fundit madhore për mua dhe dua të jem 100% i përqendruar. Kam menduar edhe për Australinë, por aktualisht Kina dhe Japonia janë dy mundësitë më të mira për të zgjedhur.”

Skuadrat që pretendojnë shërbimet e spanjollit janë Chongqing Lifan në Kinë dhe Vissel Kobe në Japoni.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Vjen një tjetër largim i madh te Milani, ja emri

Delo.autor

Strakosha ndien konkurrencë/ Lazio gjen zëvendësin e “gardianit” shqiptar

Sadik.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Aventura e Ronaldos tek Juventus mund të përfundojë në…

Delo.autor

Leave a Comment