Futboll Seria A

Gabigol si Pele: Tek Inter kam bërë vetëm një gabim

Gabigol është prezantuar përsëri me tifozët e tij. Sulmuesi në pronësi të Inter është kthyer te Santos për të provuar të rikthehet vendimtar në fushën e lojës pas një viti e gjysmë të mbushur me zhgënjime. Ai do të marrë fanellën me numrin 10-të, ajo që ka qenë e Pele.

Ja çfarë ka thënë në konferencë për shtyp: “Ka ndodhur gjithçka shumë shpejt. Jam i lumtur që do të kthehem të vesh këtë fanellë, dashuria ime për Santos është e përjetshme. Jam një tifoz i Santos që në fëmijëri. Tani jam më i pjekur, kam më shumë eksperiencë dhe nëse do të luaj mirë mund të shpresoj që të kthehem në kombëtare”.

Në lidhje me Inter-in: “Kam gabuar kur jam larguar nga stoli. Kam kërkuar falje një ditë më pas. Virtyti më i madh i një njeriu është të dijë të mësojë nga gabimet e veta. Fanella e Brazilit është një objektiv. Duhet të paraqitem mirë me Santos dhe më pas thirrja në kombëtare do të jetë një pasojë. E ardhmja? Po të varej nga mua, do të qëndroja përgjithmonë te Santos”.

Related posts

E FUNDIT/ Lufta ndryshon programin. Pezullim i përkohshëm i ndeshjeve të UEFA-s në Armeni dhe Azerbajxhan

Delo.autor

SIGURIA E PAMJAFTUESHME NDAJ LOJTARËVE/ Klopp: Askush nuk mund ta gjykojë atë, është si…

Isa.Autor

E papritur, ja çka ka ndodhur me Bale në ndeshjen kundër Bayernit

Sadik.Autor

Leave a Comment