Futboll Sport

ABSURDE/ Son Heung-Min, një ndeshje larg shpëtimit të karrierës, e pret USHTRIA

Son Heung-min, sulmuesi i talentuar i Tottenham është vetëm një ndeshje larg shpëtimit të karrierës. Përfaqësuesja e Koresë së Jugut mposhti 3-1 Vietnamin në gjysmëfinalen e lojrave aziatike dhe tashmë do të sfidojë Japoninë që theu me shifrat 1-0 Emiratet e Bashkuara Arabe në finalen e madhe. Vetëm medalja e artë në Lojrat Aziatike do të bënte që 26-vjeçari Son të mos kryejë shërbimin militar ushtarak që në Korenë e Jugut është i detyrueshëm.

Ekzistojnë dy rregulla që një sportist t’i shpëtojë shërbimit ushtrak në Korenë e Jugut, ose të fitojë medaljen e artë në Lojrat Aziatike ose të fitojë një medalje çfarëdo në Lojrat Olimpike. Nga mosha 18 deri në 26 vjeç shërbimi ushtrak është vullnetar, duke kaluar moshën 26-vjeçare deri në 30-vjeç ky shërbim bëhet i detyrueshëm për çdo mashkull koreano-jugor dhe ushtria mund të të thërasë në aksion nga momenti në moment. Son është në ankth pasi vetëm fitorja ndaj Japonisë do t’i shpëtonte karrierën sepse në rast humbjeje atij do t’i duhet të kryejë shërbimin militar ushtarak që zgjat 2 vite dhe gjatë kësaj periudhe do t’i duhet të shkëputet nga futbolli, çka do të thoshte se karrierës së tij mund t’i vinte fundi në një moshë fare të re.

Related posts

I PAGABUESHMI IBRA/ Milan rimerr avantazhin me një penallti të dyshimtë (VIDEO)

Delo.autor

REINA-STRAKOSHA/ Duel i ashpër për portën e Lazio. Ja favoriti me trajnerin Sarri…

Delo.autor

NË KËRKIM TË SPONSORIT TË RI/ Pronari i Inter në bisedime me gjigandët…

Delo.autor

Leave a Comment