Futboll Seria A Sport

SKANDAL NË ITALI/ Torino i hap portën, skuadra e Veselit realizon dy gola të dyshimtë (VIDEO)

Empoli hodhi një hap të rëndësishëm për të qëndruar në elitën e futbollit italian.

Skuadra ku aktivizohet edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Federik Veseli mposhti me rezultatin e thellë 4-1 Torinon. Një tre pikësh që fitohet me mund nga skuadra Emiliane, por hijet e dyshimit për fiksim rezultati nuk mungojnë. Episode të dyshimta shihen në momentin e golit të parë dhe të dytë.

Acquah realizoi golin e avantazhin në minutën e 27-të, por mënyra e mbrojtjes nga ana e “demave torinez” është me të vërtetë e çuditshme. Topi i Pajac përshkruan gjithë pasqyrën e tyre dhe lëvizja e njërit prej tyre është në kohë vonesë. Sikur të mos mjaftonte kjo edhe reagimi i Sirigu nuk ndodh në momentin e duhur.

Ndërkohë te goli i dytë, një driblim i futbollistit të Empolit krijoi panik te mbrojtja e Torinos. Një lëvizje e thjeshtë e tij “shtriu” në tokë tre futbollistë, ndërsa një tjetër shërbeu për Brighi, i cili nuk kishte asnjë minutë në fushë dhe realizoi.

Aktualisht këto episode mbetet në gradën e hamendësimeve, por UEFA mund të nis hetime të hollësishme.

Related posts

E BUJSHME/ Ylli i Realit i mposht të gjithë, ja çmimi që fitoi (FOTO)

Isa.Autor

“MË SURPRIZUAT, SEPSE ME JU JAM TREGUAR…”/ Festoi 40-vjetorin, zbulohet fjalimi emocionues i Ibrahimovic

Delo.autor

E PABESUESHME/ Pas fitores ndaj Milanit, do të befasoheni se ku ka shkuar Ronaldo! (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment