Futboll Seria A Sport

FITOJNË SFIDËN E FUNDIT NË “SAN SIRO”/ Piatek dhe Suso ngjisin Milanin në vendin e katërt

Milani ia doli të fitojë sfidën e fundit në “San Siro” këtë sezon, dhe të parafundit në Serinë A italiane, me shifrat 2-0 përballë Frosinones, tashmë të rënë nga kategoria.

Pjesa e parë ishte totalisht e vakët për kuqezinjtë, të cilët bënë shumë pak për të shënuar, ku veçohet vetëm një rast i Borinit, apo Bakajokos.

Gjithsesi, e dyta i gjeti me tjetër ritëm të besuarit e Gatuzos, të cilët që në sekondat e para patën një rast të artë me Borinin, por ky i fundit e shpërdoroi. Gjithsesi, edhe pse kuqezinjtë po kërkonin golin e avantazhit, rastin më të mirë e pati Frosinone.

Abate, që sot luajti edhe ndeshjen e fundit me Milanin përballë tifozëve, shkaktoi një faull brenda zone, dhe Çano pati mundësinë të shënojë nga 11-metra, por Donaruma priti gjithçka, duke mbajtur ekipin në lojë.

Kjo penallti e humbur e Frosinones sikur e zgjoi Milanin, dhe në minutën e 58-të, ishte Piontek që shtyu një top në rrjetë, të goditur nga Borini, duke i dhënë ekipit avantazhin. Në të 66-tën, ishte radha e Susos për një perlë nga goditja e dënimit, që çoi në avantazh të dyfishtë ekipin, duke e qetësuar për 3 pikët.

Tashmë, momentalisht Milani gjendet në vendin e katërt të renditjes, me 65 pikë, po aq sa Atalanta, por me rezultat më të mirë në ndeshje direkte. Sytë e kuqezinjve tashmë janë nga Juventusi, që e pret brenda Atalantën, dhe një fitore e “Zonjës” do e afronte shumë pranë ekipin e Gatuzos me zonën Champions.

Related posts

SHTANGEN “QYTETARËT”/ Norwich i shënon dy gola për 45 minuta kampionëve, ja “PERLAT” (VIDEO)

Delo.autor

Rrëfehet agjenti i Hysajt: Ja nga kush varet e ardhmja e mbrojtësit kuqezi

Sadik.Autor

Monaco bën mrekullinë, përmbys Lyonin me 10 lojtarë

Q.Autor

Leave a Comment