Futboll Seria A Sport

FLET PËR SFIDËN DHE TË ARDHMEN E TIJ/ Gattuso sqaron: Do të vazhdoj punën time, por klubi…

Milani ka kryer misionin e vet ndaj Frosinones në javën e parafundit të Serie A, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0.

Ishte një ndeshje shumë e vështirë, të cilën e ka analizuar Gattuso pas përfundimit të saj.

Tekniku italian ka folur para mediave, për sfidën dhe të ardhmen e tij te Milani.

“Ishte një lojë e vështirë dhe këtë e dinim. E ardhmja? Unë them vetëm që janë bërë shumë biseda. Në 1 korrik të gjithë më kanë thënë që do të largohesha nga klubi. Renditja flet dhe unë mund të gjykohem, por kjo skuadër ka bërë shumë, në sajë të djemve që më kanë ndjekur. Ne kemi bërë mirë, duke shkuar në gjysmëfinale të Kupës. E vetmja e metë ishte skualifikimi nga Liga e Europës. Unë do të vazhdoj punën time, shpresoj ta bëj te Milani”.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ “Gjigantët” e Serie A shfaqin interes për Hysajn, destinacioni ndryshon sërish

Delo.autor

Gattuso: Cutrone duhet të fejohet dhe të bëjë dashuri!

Q.Autor

“JA PSE NUK ËSHTË MË E DASHURA IME”/ Mike Tyson dhe ndarja për arsyen e pabesueshme

Delo.autor

Leave a Comment