Futboll La Liga Sport

E NXORRI “JASHTË LOJE”/ Ja si e vlerëson Mourinho rikthimin e Zizu te Real Madridi

Jose Mourinho e ka përshkruar ribashkimin e Zinedine Zidane dhe Real Madridit si “diçka perfekte”. Pasi i ka trajnuar gjigantët spanjollë në mes të viteve 2010 dhe 2013, Mourinho ishte lidhur me një rikthim në “Santiago Bernabeu”, për të zëvendësuar Santiago Solari, i cili u shkarkua pas eliminimit të “Los Blancos” nga Liga e Kampionëve, në duart e Ajax.

Ish-presidenti Ramon Calderon zbuloi për “Love Sport Radio” se Florentino Perez preferonte Mourinhon, por presioni i liderëve të dhomës së zhveshjes së Real Madridit, duke përfshirë kapitenin Sergio Ramos, e shtyn atë drejt kthimit të Zidane.

Portugezi, i cili u shkarkua si trajner i Manchester United në dhjetor 2018, ka dhënë miratimin e tij për Zidane, duke e mbështetur francezin për “të treguar sa i mirë është”.

Gjatë 28 muajve të eksperiencës së parë si trajner i të bardhëve, mes janarit 2016 dhe majit 2018, Zidane e udhëhoqi Real Madridin drejt fitimit të tre titujve të Ligës së Kampioneve, një titulli në La Liga, një Superkupë Spanjolle, dy Superkupa Europiane dhe dy Botërorë për Klube.

Eksperienca e tij e dytë fillon me një ndeshje në shtëpi, kundër Celta Vigo, më 16 mars. Të bardhët gjenden 12 pikë larg kreut të renditjes aktuale, me 11 ndeshje të mbetura në La Liga.

Mendoj se ribashkimi i të dyja palëve është i përsosur, nisur nga gjërat fantastike që Zidane ka bërë vitet e fundit, – tha Mourinho për “El Chiringuito”. – Kjo zgjidhje ishte perfekte, sipas meje, e përsosur për Real Madridin, e përsosur edhe për të. Është një mundësi e mirë për të treguar se sa i mirë është Zidane si trajner, sidomos tani, me një projekt të ri”. 

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Paratici është gati të afrojë sulmuesin Mhanad Ali për…

Delo.autor

EURO 2020/ Italia nuk u trembet “spiunëve” nga Greqia, me 4 sulmues. Ja skema ndaj helenëve

Delo.autor

NUK I FSHEH AMBICIET E VETA DHE TË ATALANTAS/ Luis Muriel: Kujdes Juventus, për tiullin jemi…

Delo.autor

Leave a Comment