Futboll La Liga Sport

YLLI ULLSIAN NUK ËSHTË NË PLANET E REAL MADRID/ Bale lëshon “bombën”: Nëse ata duan që të largohem, duhet të më…

Situatë tepër nderë mes Gareth Bejl dhe drejtuesve të Realit të Madridit. Edhe pse drejtuesit madrilenë e kanë shfaqur hapur se uellsiani nuk është më në planet e skuadrës, divorci nuk pritet të zgjidhet kollaj.

Në përfundim të sfidës ndaj Betisit të zhvilluar ditën e djeshme, Bejl nuk shkoi të përshëndetej me tifozët, teksa u kap duke qeshur në stolin e rezervave, ndërkohë që skuadra e tij po humbiste, duke lënë të kuptohej hapur ftohja mes palëve.

Ndërkohë së fundmi 29-vjeçari në një prononcim për “Radio Estadio” i ka hapur “luftë” madrilenëve, duke deklaruar se nëse ata duan ta largojnë duhet t’i paguajnë atij 3 vite nga 17 milionë euro, pra në total 51 milionë euro.

“Kam akoma edhe 3 vite kontratë. Nëse ata duan që unë të largohem, duhet të më paguajnë 17 milionë euro në sezon. Ndryshe unë pushoj, madje edhe për të luajtur golf”, u shpreh Bejl.

Related posts

ABSURDE/ Portieri përplaset me shtyllën dhe HUMB NDJENJAT, kundërshtarët FESTOJNË (VIDEO)

Isa.Autor

FORMACIONI I JAVËS NË CHAMPIONS/ Mbizotëron Liverpooli, Messi mbetet jashtë

Delo.autor

DUAN SUPERLIGËN/ Nëntë takime në Kategorinë e Parë, zbuloni përballjet e ditës së sotme

Isa.Autor

Leave a Comment