Futboll Seria A Sport

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Inter ka gati 30 milionë euro për yllin e “Djajve të Kuq”…

Interi është gati të prezantojë ofertën zyrtare për të marrë Romelu Lukakun nga Manchester United, ndërsa sipas mediave italiane, ndërmjetësimin do të bëjë menaxheri i belgut, Federico Pastorello.

Ky i fundit pritet të takohet me drejtorin e anglezëve, Ed Wooduard, për t’i ofruar rreth 20-30 milionë euro, plus kartonin e sulmuesit anësor kroat, Ivan Perisic, i cili ndiqet prej dy sezonesh nga “djajtë e kuq”.

Vlera e kartonit të Lukakut shkon në rreth 60 milionë euro, ndërsa Perisic vlerësohet rreth 30-40 milionë euro.

Në ditët në vijim, pritet të ketë negociata në nivele më të larta mes drejtuesve të klubeve, ndërsa marrëveshja parashikohet të mbyllet brenda fillimit të qershorit.

Related posts

KUPA E AFRIKËS/ Sadio Mane kualifikon Senegalin në çerekfinale

Delo.autor

DORTMUND-BAYERN MUNICH/ Nagelsmann: Do të jetë një reklamë për kampionatin gjerman

Delo.autor

GJITHMONË UNIKAL/ Kjo është FOTO-ja e Ronaldos në Instagram që po thyen çdo REKORD

Isa.Autor

Leave a Comment