Futboll Premier League Sport

LËSHON “RRJETAT” NË PREMIER LEAGUE/ Manchester United gati 80 milion euro për mbrojtësin…

Leicester City vazhdon t’i rezistojë presionit të Manchester United sa i takon kartonit të Harry Maguire, të cilin “Djajtë e Kuq” kanë më shumë se një vit që e kërkojnë, që kur ekipi drejtohej nga portugezi Mourinho.

Disa ditë më parë, trajneri i “Dhelprave”, Brendan Rodgers, deklaroi se për mbrojtësin nuk ka ndryshuar asgjë dhe se klubi nuk ka nevojë të shesë lojtarë për të rregulluar financat.

Ai theksoi se 26-vjeçari është shumë i rëndësishëm për projektin afatgjatë të klubit dhe se ai nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e lojtarit.

Image

Por me sa duket, fjalët e tij kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer, nuk ka aspak ndërmend të dorëzohet, pasi e dëshiron me çdo kusht Maguire në skuadër për sezonin e ardhshëm, sidomos pas dëmtimit në gju të Eric Bailly-t në fitoren 2-1 ndaj Tottenhamit në International Champions Cup.

Për momentin, nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të 25-vjeçarit, i cili do t’u nënshtrohet menjëherë vizitave të detajuara mjekësore.

Numri 1 i stolit të ekipit nga “Old Trafford” i ka kërkuar drejtuesit Ed Woodward të përshpejtojë tratativat për të arritur sa më parë te Maguire, i cili nga ana e tij u ka kërkuar drejtuesve të klubit ta lënë të lirë për t’u transferuara te Manchester United.

Për të bindur Leicesterin të heqë dorë nga futbollisti Woodward i ka vënë në tavolinë klubit të manjatit Aiyawatt Srivaddhanaprabha ofertën prej 80 milionë eurosh.

Related posts

Gilman Lika: Koha të mbajmë pistoleta, ju tregoj tmerrin me Gjokën

Q.Autor

HERA E DYTË NË HISTORI/ Partizani vendos diktatin, fiton Superkupën e Shqipërisë

F.autor

Lingard refuzon t’i japë dorën/ Shikoni si e zgjidh mosmarrëveshjen me Arnold (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment