Futboll La Liga Sport

KA TËRHEQUR VËMENDJEN E KLUBEVE TË MËDHA/ Ky mesfushor është më i mirë se Pogba (FOTO)

Mesfushori ganez, Thomas Partey, mbylli një sezon mjaft të mirë me fanellën e Atleticos së Madridit dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane.

25-vjeçari ngjan shumë me francezin Paul Pogba, ndërsa menaxheri i tij e përshkruan si akoma edhe më të mirë, pasi përveç aftësisë për të organizuar lojën dhe shënuar gola, di të mbrojë mjaft mirë.

“Është një futbollist i ngjashëm me Pogba, madje mund të them edhe më i mirë se francezi, pasi impenjohet shumë më tepër në fazën mbrojtëse. Diferenca e vetme është që luan për Ganën dhe nuk ka kaq shumë media pas vetes, sa Pogba”, tha Jose Daniel Jimenez Pozanco.

Më pas menaxheri i Thomas zbuloi se mesfushori ka një klauzolë prishjeje të kontratës prej 50 milionë eurosh dhe se gjithçka mund të ndodhë këtë verë, duke mos përjashtuar largimin nga Atletico e Madridit.

Related posts

S’KA DYSHIME/ KOVAC: Ju tregoj të ardhmen e JAMES, kolumbiani do të…

Isa.Autor

E FUNDIT/ Flamurtari e “largon”, Ardian Mema drejt zyrtarizimit te TIRANA

Isa.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ E zbulon miku i Ronaldos, ylli portugez dëshiron të kthehet te Reali

Delo.autor

Leave a Comment