Futboll Sport

NASRI KA DITËLINDJEN/ Urimi i Benatia-s bën xhiron e internetit (FOTO)

Samir Nasri, ish-ylli i Manchester City-t dhe Arsenal-it, ka mbushur 33 vjeç më 26 qershor. Miku i tij Medhi Benatia i ka bërë një urim të veçantë.

Mes fotografive të postuara nga mbrojtësi në Instagram ka qenë edhe një e dy lojtarëve kur kanë qenë shumë të rinj.

Flokë të gjata për ish-mbrojtësin e Juventus-it, fytyrë fëmijërore për francezin. Fotografia e vjetër ka marrë shumë komentet në Instagram.

“Gjatë karrierës sonë takojmë shumë persona me të cilët krijojmë lidhje. Sot është ditëlindja e njërit prej këtyre personave”.

“Një njeri i veçantë, një shok me të cilin kam një marrëdhënie miqësie të gjatë 17 vite. Ulje, ngritje, gëzime dhe zhgënjime”.

“Një marrëdhënie e vërtetë, Një vëlla i vërtetë gjaku. Gëzuar ditëlindjen Nasri, Princi i Marsejës”, ka qenë urimi i Benatia-s.

Related posts

I fyer dhe keqtrajtuar/ Babai këshillon Ozil: Largohu nga kombëtarja

Isa.Autor

“EURO 2020″/ VAR-i i vjen në ndihmë “Furisë së Kuqe”, ylli Morata ndëshkon Poloninë (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Atletico realizon “me dhunë”, rindizet sfida. Ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment