Futboll Seria A

Marotta: S’ka më blerje, por do të bëjmë gjithçka për Emre Can

Administratori i deleguar i Juventus, Giuseppe Marotta, ka folur për objektivat e këtij sezoni të skuadrës dhe për planet e merkaton së verës. “Objektivat? Akoma nuk kemi fituar asgjë. Objektivi është që të arrijmë maksimumin në të gjitha kompeticionet, duke përfshirë edhe Kupën e Italisë dhe Champions League”, ka thënë ai.

“Emre Can? Kontrata e tij skadon në qershor të 2018-ës dhe ishte normale që një klub si ne të kthente sytë nga ai. Kemi pasur disa kontakte me stafin e tij, por kjo nuk do të thotë asgjë. Nuk do të jetë e lehtë, sepse Liverpool do të kërkojë t’i rinovojë kontratën. Pa harruar edhe interesimin e klubeve të tjerë. Objektivi ynë është të bëjmë gjithçka është e mundur për ta marrë”.

“Për momentin nuk është e nevojshme të bëjmë asnjë blerje, edhe pse Cuadrado do të operohet. Orsolini? Do të vazhdojë të luajë me Atalanta-n”, ka përfunduar drejtuesi i Juventus.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Dilema për të ardhmen, sulmuesi Ibraimi ka vendosur që…

Delo.autor

NË PRAG TË FINALES CHAMPIONS/ Pochettino “kërcënon”: Do fitojmë për të shkruar historinë…

Delo.autor

PAS GOLIT KOMBËTARES/ Nuk ndalet Odise ROSHI shënon edhe me EKIPIN e tij në Rusi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment