Futboll Sport

ANALIZA NË BAZË TË STATISTIKAVE/ Ja cili futbollist është më i ngjashëm me Messin

Lionel Messi vlerësohet nga shumë analistë si futbollisti më i mirë në botë dhe i pakrahasueshëm me të tjerët.

Megjithatë “Driblab” guxon që ta krahasojë argjentinasin me Eden Hazard i cili në bazë të analizës dhe statistikave është lojtari më i ngjashëm me Leo Messin.

Pjesëmarrja në ndeshje, golat e shënuara me numrin e goditjeve, numri i goditjeve, prekja e topit brenda zonës së kundërshtarit, asistet për lojë, pasimet kyçe, koha e humbjes së topit, presioni dhe numri i kompletuar i goditjeve.

Pas marrjes parasysh të të gjitha këtyre komponentëve, Driblab ka zbuluar se Eden Hazard, ndryshe nga 71600 lojtarë, në 2300 skuadra, është më i ngjashëm me yllin kryesor të Barcelonës.

Belgu ka zhvilluar një sezon fantastik në Premier Ligë, por ka një nivel prej 92.7% të ngjashmërisë me Lionel Messin bazuar në statistikat e mësipërme.

Pas tij, vjen Kylian Mbappe me 91.3% dhe Sergio Aguero me 91.1%.

Related posts

SUAREZ FLET NË STACION RADIOFONIK/ Barça duhet të gjejë një tjetër ‘9’

Isa.Autor

Manchester United, “Old Trafford” mund të ndryshojë emër për 30 milionë

Q.Autor

E BUJSHME/ Talenti Zaniolo “bën gol” jashtë fushës së blertë, feston Shën Valentinin me “fiksimin” e Neymar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment