Futboll Premier League

Olivier Giroud, drejt Chelsea për 17 milionë euro

Chelsea, pasi nuk ka arritur të sigurojë Edin Dzeko nga Roma, duket se është shumë afër nënshkrimit me sulmuesin e Arsenal Olivier Giroud. “Topçinjtë”, sipas shtypit anglez, kanë arritur marrëveshjen me Borussia Dortmund për Pierre-Emerick Aubameyang dhe trajneri Arsene Wenger ka vendosur ta lërë të lirë të largohet francezin.

Antonio Conte nuk ka qenë shumë i kënaqur me alternativat që ka pasur në sulm në këtës ezon dhe ka kërkuar një qendërsulmues shtatlartë për t’i lehtësuar punën Alvaro Morata-s, i cili nuk po kalon një moment të mirë.

Dzeko ka qenë shumë afër londinezëve, por operacioni ka dështuar në momentet e fundit, duke i hapur rrugën transferimit të Giroud në “Stamford Bridge” për 17 milionë euro.

Related posts

JO VETËM KAMPION BOTE/ Umtiti përformon kërcimin e tij SPEKTAKOLAR në TV (VIDEO)

Isa.Autor

LOCATELLI FIRMOS ME JUVENTUSIN/ Për dy vite do të jetë i huazuar

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË SERIE A/ “Monstra” Uzuni, sulmuesi kuqezi shënon 5 gola në 5 ndeshje radhazi me Ferencvaros (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment