Futboll La Liga

Messi kërkon largimin e Digne, e zëvendëson me objektivin e Real Madrid

Lionel Messi kërkon largimin e Lucas Digne nga Barcelona dhe ka përzgjedhur zëvendësuesin e tij. Messi druhet se mbrojtësi i majtë francez nuk do të ambientohet kurrë në “Nou Camp” dhe mendon se Barcelona duhet të minimizojë humbjet. Digne e nisi si titullar ndaj Alaves, por më vonë u zëvendësua kur katalanasit ishin në disavantazh 0-1, përpara se të ndodhte përmbysja e madhe, me ekipin blaugrana që fitoi 2-1, falë golave të Luis Suarez dhe Messi. Sipas “Diario Gol”, Messi tashmë është i ngopur me Digne dhe kërkon largimin e tij. Mbrojtësi 24-vjeçar ka hasur vështirësi që kur u bashkua me katalanasit në 2016 nga PSG, pas huazimit te Roma.

Rezultate imazhesh për messi odriozola

Jordi Alba zakonisht është titullar si mbrojtës i majtë dhe ka lënë mbresa me paraqitjen  dhe hapësirat e gjetura në fushë pas largimit të Neymar. Ndërkohë, sipas mediave spanjolle, Messi është gjithashtu i shqetësuar edhe për Nelson Semedo, që ka vuajtur që nga afrimi në verë. Trajneri Ernesto Valverde realizoi një zëvendësim të dyfishtë duke aktivizuar Alba për Digne dhe Sergi Roberto për Semedo, dhe përmbysja nuk vonoi. Messi kërkon që Barça të ndërhyjë për ylin e Real Sociedad, që është prej kohësh objektivi i Real Madrid, mbrojtësi Alvaro Odriozola.

Related posts

Florian Marku pas fitores: Serbi nuk ishte asgjë, do bëhem kampion i UFC

Sadik.Autor

IBRAHIMOVIC BËHET SËRISH “DJALL”/ Gjigandi suedez rithehet në Seria A, firmos akordin për…

Delo.autor

BARCELONA-SEVILLA/ Koeman ka mungesë të rëndësishme, Dest në pikëpyetje (LISTA)

Delo.autor

Leave a Comment