Futboll Sport UEFA

ËSHTË ZYRTARE/ UEFA ndryshon rregullat për finalen e Championsit dhe të Europa League

Liverpooli dhe Tottenhami do të kenë 23 lojtarë të grumbulluar për finalen e Championsit më 1 qershor.

UEFA ka ndryshuar rregullin dhe kjo do të thotë se Jurgen Klopp dhe Maurizio Pochettino do të kenë në dispozicion për të zgjedhur nga 12 lojtarë në stol.

E njëjta gjë vlen edhe për derbin tjetër britanik, atë të finales së Ligës së Europës mes Chelseat dhe Arsenalit.

Në raundet e tjera të Championsit, lejohen të grumbullohen vetëm 18 futbollistë në total (7 lojtarë në stol).

Kjo do të thotë se stoli i Liverpooli pritet të pasurohet me talente si Rian Bruster, ndërsa edhe Pochettino do të hedhë sytë nga lojtarët U-23 të skuadrës së tij.

UEFA konfirmoi gjithashtu se trajnerët do kenë mundësi të bëjnë zëvendësim të katërt në rast se ndeshja shkon në kohën shtesë.

Related posts

Largohet pas 25 vitesh të mrekullueshme/ Ish-futbollisti i Juventusit thotë fjalët e fundit

Isa.Autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Detajet e para të hetimeve: Legjenda e NBA dhe viktimat mund të shpëtonin! (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Halep: Në Madrid për fitore, dua të ndjek shembullin e Serena Williams

Sadik.Autor

Leave a Comment