Champions League Futboll Sport

SFIDA ME TOTTENHAM NË FINALEN E CHAMPIONSIT/ Mane “kërcënon”: Jemi përgatitur për…

Sadio Mane është i bindur se Liverpool do të fitojë trofeun e Champions Leagues.

“Ylli” i senegalez thotë se humbja 3-1 në finalen e vitit të kaluar dhe dëshpërimi që morën në Kiev, do të motivojë lojtarët e Liverpoolit që të fitojnë në përballjen ndaj Tottenhamit që zhvillohet në “Wanda Metropolitano” të Atletico Madridit.

“Ne kemi një eksperiencë me finalet, pasi sezonin e kaluar ishim të pafat, nuk e fituam atë edhe pse Real Madridi ishte më i mirë. Ne jemi duke e ndjerë në këtë sezon, jemi pozitiv dhe do të jetë një gjë e madhe për ne që ta fitojmë trofeun. Jam i emocionuar…”, ka thënë sulmuesi senegalez kur është pyetur për finalen e Champions Leagues.

“Ne nuk jemi duke menduar dy herë këtë finale, do të shkojmë, do ta fitojmë. Jemi përgatitur për këtë moment, jemi më të motivuar si asnjëherë më parë, kjo gjë do të tregohet më 1 qershor”, ka përfunduar senegalezi.

Kujtojmë që finalja e madhe e Champions leagues ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit do të zhvillohet më 1 qershor.

Related posts

RIKTHEHET NË MADRID/ Ronaldo me statistika të frikshme kundër Atleticos…

Isa.Autor

PO BËHET VIRALE/ Kryevepra e bomberit Cikalleshit nga distanca, shikoni reagimin epik të portierit çek (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Haaland i lindur për të thyer rekorde, me hat-trick udhëheq i vetëm Man City

F.autor

Leave a Comment