Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Planifikohet shkëmbimi Juventus-“Djajtë e Kuq” për yjet…

Manchester Unitedi raportohet se ka nisur bisedimet me familjarët e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybalas.

Ky lajm vjen vetëm një javë pasi vëllai dhe njëkohësisht menaxheri i Dybalas, Gustavo, tha se 25-vjeçari gjatë merkatos së verës mund të largohet nga Juventusi .

Sipas gazetës së madhe italiane, “Tuttosport”, Manchester Unitedi është duke menduar edhe shkëmbimin e mundshëm ndërmjet Pogbasë dhe Dybalas.

Vetë e ardhmja e Pogbës është vënë në qendër të vëmendjes pasi Manchester United ka dështuar të kualifikohet sezonin e ardhshëm në Champions League.

Për Dybalan gjithashtu është spekuluar se mund të transferohet edhe në Atletico Madrid, ku mund ta zëvendësojë Antoine Griezmannin.

Related posts

Ja formacioni më i mirë në historinë e Seria A, me Cristiano Ronaldon (VIDEO)

Isa.Autor

Rrëzohet shpeshherë në tokë, ja sa minuta ka qëndruar i shtrirë gjatë ndeshjeve Nejmar

Isa.Autor

ZYRTARE/ Premier League konfirmon datat e merkatos, ja kur hapet tregu i transferimeve

Delo.autor

Leave a Comment