Futboll La Liga Sport

ISH-LOJTARI I BARCELONËS/ Sonny Anderson: Ja pse jam i zhgënjyer për ata të dy

Ish-lojtari i Barcelona-s Sonny Anderson ka thënë gjatë një interviste me Catalunya Radio se nuk është impresionuar me paraqitjet e Arthur dhe Philippe Coutinho këtë sezon.

“Nuk më pëlqen niveli i lojës së Arthur,” shprehet ai. “Mendoja se do të bënte më shumë.

“E njoh mirë. Ai mund të bëjë atë që ka bërë Andres Iniesta te Barça. Nuk është kritikë, thjesht jam i zhgënjyer.”

Braziliani nuk kishte fjalë të mira për bashkëkombësin tjetër Coutinho, i cili u ble për 160 mln euro nga Barcelona më 2018.

“Ai nuk po luan ashtu siç luante te Liverpool. Aktualisht po luan me frena dore.”

Anderson, i cili ka luajtur edhe te kundërshtari i radhës së katalanasve, Lyon, mendon se skuadra franceze do të jetë një rival i vështirë për Barcelona-n.

“Ekipi i Valverde-s është më i kompletuar se në vitet e fundit. Mendoj se ndeshja më e vështirë për Barça-n është Lyon. Nëse kalojnë në çerekfinale, do ta fitojnë trofeun.”

Related posts

LËSHON NJË DEKLARATË/ Balotelli: Nëse Mancini më thërret në kombëtare, shkoj në këmbë nga Turqia

Delo.autor

E BUJSHME/ Goditi arbitrin dhe ia mbathi nga dritarja e banjos, vetëdorëzohet lojtari i Mirditës

Delo.autor

Barcelona parakalon Realin për yllin e Bayern Munich

Q.Autor

Leave a Comment