Futboll Sport

SFIDA KUALIFIKUESE “EURO2020” ME ANGLINË/ “Dardanët” do të udhëtojë në Britaninë e Madhe, ja sa bileta janë shitur

Ndeshja kualifikuese për Kampionat Europian mes Kosovës dhe Anglisë duket të ketë zgjuar interesim shumë të madh në Britaninë e Madhe.

Tashmë janë shitur të gjitha biletat për këtë takim, kur duhet pothuajse katër muaj para se ai të zhvillohet, siç njofton Federata e Futbollit e Anglisë (FA).

Anglia e pret Kosovën më 10 shtator, në atë që do të jetë ndeshja e raundit të gjashtë të Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, në stadiumin e Southamptonit me 32 mijë vende, “St. Mary’s Stadium”,

Por para se të vizitojë Anglinë për herë të parë në histori, Kosova do të zhvillojë tri ndeshje të tjera në grup.

“Dardanët” do të luajnë në transfertë kundër Malit të Zi më 7 qershor dhe ndaj Bullgarisë më 10 qershor po ashtu, para se të presin Republikën e Çekisë më 7 shtator në “Fadil Vokrri”.

Related posts

SHKËLQEU NDAJ KUKËSIT/ Mesfushori Bardhi: Çdo ndeshje është e vështirë. Shpresoj të shënoj sërish, sepse…

Delo.autor

BECKAM KËRKON TË PËRFORCOJË EKIPIN/ Inter Miami synon të afrojë sulmuesin e Barcelonës…

Delo.autor

Joao Mario nuk ka ndërmend të rikthehet tek Inter në fund të sezon

Sadik.Autor

Leave a Comment