Futboll Kombëtarja Sport

VAZHDON TË SHKËLQEJË NË SLLOVENI/ Endri Çekiçi shënon në fitoren Olimpijas (VIDEO)

Në vigjilje të grumbullimit të Shqipërisë për ndeshjet e qershorit me Islandën dhe Moldavinë, Endri Çekiçi vazhdon të shkëlqejë në Slloveni.

Në javën e 35-të të kampionatit slloven, ai shënoi sërish në fitoren e Olimpija Ljubljanës me rezultatin 1-0 në shtëpi ndaj Mura.

Çekiçi shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 59-të, ku pas një goditje të Kadric, topi u devijua, dhe më tej ishte pogradecari që e shtyu drejt rrjetës.

Kujtojmë që vetëm javën e kaluar, Çekiçi i dha sërish i vetëm fitoren Olimpijas, ku shënoi një dopjetë për përmbysjen e rezultatit.

Pas ndeshjes së sotme, Olimpija e sheh veten në vendin e dytë, me 69 pikë, e sigurt drejt Europa League.

 

 

Related posts

Mbrojtësi i Chelsea: Me Sarri jemi më mirë se me Conte…

Isa.Autor

PRAPASKENA/ Ja si BARCELONA i mbylli “derën” ekipeve të mëdha për lojtarin…

Isa.Autor

E FUNDIT/ Griezmann kërkon shtëpi në Barcelonë

Q.Autor

Leave a Comment