Bundesliga Futboll Sport

Bundesliga pasurohet me SHQIPTARË/ KUQEZIU debuton përkrah kampionit të botës

Quhet Leon Dajaku dhe luan me të rinjtë e Stuttgart, por trajneri i tij i ka bërë një dhuratë të madhe mbrëmjen e të dielës. Vetëm 17 vjeç, i grumbulluar me ekipin e parë, futbollisti nga Kosova debutoi përballë Borussia Mönchengladbach në fushën e këtyre të fundit. Ai u hodh në fushë në minutën e 75-të të ndeshjes.

Në skuadër me Pavard, kampionin e botës me Francën, por edhe Mario Gomez, ish-bomberin e kombëtares së Gjermanisë, Dajaku ka qenë i emocionuar.

Pas aktivizimit të Dajakut, numri i shqiptarëve në Bundesligë rritet. Në këtë nivel luajnë edhe Amir Abrashi, Milot Rashica, Admir Mehmeti, Elvis Rexhbecaj e Florent Muslija. Dajaku aktivizohet me Gjermaninë U-18, pasi ka nënshtetësi gjermane. Lindur dhe rritur në Gjermani.

Related posts

E ÇMENDUR DHE NUDO/ CADORONA tifoze e flaktë e Crystal Palace (FOTO)

Isa.Autor

ISH-MBROJTËSI I BRAZILIT NË KRIZË TË THELLË/ Cafu humb 5 prona për shkak të…

Delo.autor

DRIDHET JUVENTUS/ Shkurti është muaj i zi për trajnerin Sarri, ja statistikat

Delo.autor

Leave a Comment