Futboll Seria A Sport

HEDH “DRITË” MBI TË ARDHMEN E TIJ/ Dibala mesazh të qartë: Juventus e di dëshirën time, të tjerat nuk…

Paulo Dibala, hodhi dritë mbi të ardhmen e tij, teksa ishte në një event të sponsorit kryesor të Juventusit në Milano. Argjentinasi mbajti një qëndrim të qartë, teksa i shprehu dashurinë fanellës bardhezi.

E ARDHMJA – Vëllai im ka folur në emrin e tij, unë kam biseduar me klubin, dhe ata e dinë atë që dua unë. Paratiçi e di se dua të vazhdoj të luaj për Juventusin. Më pas, të tjerat nuk varen prej meje. Klubi duhet të bëjë zgjedhje të bazuara edhe te trajneri i ri. Interi? Kam shumë respekt për atë fanellë dhe tifozët e vet, por unë flas për Juventusin.

VITI ME ALEGRIN – Trajnerin e përshëndetëm të gjithë dhe e falënderuam për atë që bëri për ne, i uroj më të mirën. Gjëja më e rëndësishme është të fitosh. Kështu shprehen këtu në klub, dhe këtë thonë edhe shokët e mi. Tani, i mbetet klubit të zgjedhë trajnerin e ri, dhe shpresojmë që të jetë dikush i fortë, të fitojmë gjithçka.

ME RONALDON – Ishte një përvojë e mrekullueshme të luaja me të. Jam me fat që luaj me dy nga fenomenët më të rëndësishëm(i referohet edhe Mesit në Kombëtare).

Related posts

PARATË NUK JANË GJITHÇKA PËR TALENTIN 19-VJEÇAR/ Si Fati refuzoi ekipet më të mëdha të Europës për Barcelonën

Delo.autor

Trajneri i Everton tallet me Giroudin: Nuk po e lë gruaja të vijë tek ne

Q.Autor

HARROHET RONALDO/ VINICIUS SHKËLQEU ndaj Juventusit, në Madrid të ekzaltuar

Isa.Autor

Leave a Comment