Futboll Seria A Sport

TALENTI PREMTUES/ ITALIA dhe BRAZILI “sherr” për mbrojtësin e Lazios

Përformanca e Luiz Felipe Ramos nga Salernitana (i huazuar) te Lazio ka tërhequr vëmendjen e përfaqësueses italiane. Mbrojtësi 21-vjeçar, ka lindur në Brazil dhe është lojtar i kryeqytetasve që nga viti 2016-të. Ai është cilësuar një talent i çmuar për të ardhmen e ‘Selecaos’, por duket që në garë për të siguruar shërbimet e lojtarit është edhe kombëtarja ‘axurre’.

Luiz u huazua për një sezon (2016-2017) në Serinë B te Salernitana para se të kthehej në Fomello, që të fitonte përvojë. Në një prononcim për gazetën braziliane “Globo”, ai ka treguar se trajneri i katër herë kampionëve të Botës, Roberto Mancini është i interesuar për t’i dhënë nënshtetësinë italiane lojtarit, që ta bëjë pjesë të grupit të tij.

“Luiz Felipe- shkruan ‘Globo’ është njoftuar kohët e fundit nga Lazio për interesin e federatës italiane që ta thërrasë atë në të ardhmen e afërt. Një lajm që natyrisht shqetëson kombëtaren braziliane. Sipas rregullores së FIFA-s, lojtari ka të drejtë të luajë në miqësore me më shumë se një përfaqësuese. Nga momenti që ai merr pjesë në një ndeshje zyrtare atëherë nuk mund të veshë fanellën e asnjë kombi tjetër.

Drejtuesit e Brazilit janë ende në vëzhgim të lojtarit të lindur në Sao Paolo, të cilin e shohin me perspektivë për të ardhmen në përfaqësuese, por që i duhet ende të fitojë përvojë.

Related posts

Nga tavulla te sportet ekstreme, ja cilat janë pasionet e modeles seksi (FOTO)

Sadik.Autor

GODITJE PARA EL CLASICOS/ Real Madrid me dy mungesa përballë Barçës! Dëmtohen Rodrygo dhe Courtois

F.autor

FITORJA NDAJ VILLARREAL/ “Djajtë e Kuq” me rekorde, Ronaldo thyen Solskjaer dhe rindez duelin me Messin

Delo.autor

Leave a Comment