Futboll

Tjetër goditje e Shkëndijës, merr mbrojtësin nigerian Wakili nga Trakai

Shkëndija e Tetovës konfirmon zyrtarisht marrëveshjen me mbrojtësin nigerian Alma Abbo Wakili. 21-vjeçari vjen nga Trakai i Lituanisë si përforcim për krahun e majtë të mbrojtjes.

Futbollisti nga Nigeria la përshtypje pozitive në dy përballjet Shkëndija -Trakai në turin e tretë eliminator të UEFA Europa League dhe ka qenë në monitorim të stafit teknik.

Edhe pse në moshë të re, ai vlerësohet mbrojtësi i majtë më i mirë në kampionatin lituanez, me një shpejtësi admiruese, ndërsa në Europë ka zbarkuar përmes AS Eupen të Belgjikës.

Kështu kuqezinjtë mbyllën me sukses negociatat me futbollistin dhe Trakain, duke e veshur Wakilin me ngjyrat kuqezi. Për mungesë dokumentacioni nigeriani nuk do të mund të bashkohet me skuadrën në fazën përgatitore në Antalia të Turqisë dhe këtë periudhë do të stërvitet me ekipin e të rinjve në Tetovë.

Related posts

“SI MBROJTËS ËSHTË I FORTË”/ Vjehrri “spiunon” De Ligt: Ja sa vite do të qëndrojë te Juventus

Delo.autor

HUMBËN SUPERKUPËN/ PEREZ gati të TRANSFEROI lojtarin 200 milionësh (DETAJE)

Isa.Autor

GOLI I GJITHI SHQIPTAR/ Talenti Memeti bën heroin (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment