Gossip

PRET ME PADURIM AVENTURËN E RE NË “CAMP NOU”/ E fejuara e De Jong: Para se të takoj Shakirën, po mësoj… (FOTO)

Frenkie De Jong, blerja e parë e Barcelonës për sezonin e ardhshëm, po pret me padurim të nisë eksperiencën e re në “Camp Nou” bashkë me të dashurën e tij, Mikky Kiemeney.

Çifti ka përfituar nga periudha e pushimit pas një sezoni fantastik, për të kaluar disa ditë në kryeqendrën e Katalunjës si parapërgatitje për aventurën e re.  Zërat e merkatos thonë se edhe Matthijs de Ligt, kapiten i Ajaxit, mund të ndjekë gjurmët e De Jong, duke firmosur për “blaugranat”, çka e uron edhe e dashura e mesfushorit.

“Do të ishte bukur nëse De Ligt firmos për Barcelonën, ata janë miqtë tanë. Megjithatë ne nuk dimë asgjë, vendimi i përket atij.”

Kujtojmë që partnerja e De Jong është mikeshë e Annekee Molenaar, modeles holandeze, që i ka rrëmbyer zemrën 19-vjeçarit De Ligt.

Mikky po përgatitet të jetë në lartësinë e duhur kur të takohet me partneret e futbollistëve të tjerë të Barcelonës.

“Para se të njihem me Shakirën, duhet të marr disa mësime kërcimi.”

Related posts

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Bashkëshortja e legjendës së NBA mesazh mallëngjyese: Po çmendem!

Delo.autor

“VITET KALOJNË…”/ Leo Messi sapo “theu rrjetin” me postimin me gruan vite më parë (FOTO)

F.autor

“KARAOKE” NGA MAKINA/ CR7 dhe Georgina shfaqen duke kënduar disa këngë klasike (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment