Futboll Ligue 1 Seria A

Interi, i fiksuar me Pastore: PSG kërkon 5 milionë euro për huazimin

Pavarësisht fjalëve të Sabatini, tek Interi vazhdojnë të mbajnë gjallë gjurmët e Javier Pastore, por PSG ka kërkuar një “paradhënie” të menjëhershme të huazimit të lojtarit argjentinas. Sipas raporteve nga “La Gazzetta dello Sport”, klubi francez do të pranojë huazimin e mesfushorit, me të drejtën e blerjes përfundimtare, por pret një shumë prej 5 milionë eurosh, që zikaltrit duhet ta paguajnë menjëherë.

Në këtë drejtim pritet “ok” i Suning për të zhbllokuar operacionin e minutës së fundit. Klubi itlian po operon edhe në drejtime të tjera, teksa emra të ndryshëm përfliten për mesfushën zikaltër: Thomas i Atletico Madrid, Bissouma i Lille, Cyprien i Nicës, William Carvalho i Sporting, Fabian Ruiz i Betis, Manuel Fernandes i Lokomotiv Moscow, por sidomos Stephane Mbia (i skadon kontrata me Hebei China Fortune) dhe Capoue, i cili nuk po gjen hapësira te Watford.

Related posts

(FOTO) 10 transferimet që pritet të ndodhin gjatë këtij muaji

Q.Autor

FIRMA ÇËSHTJE ORËSH/ Mesi në fushë kundër CR7-ës

Delo.autor

“Nëse Real Madridi do të nënshkruajë me Mbappe, duhet të veprojë shpejt”

Isa.Autor

Leave a Comment