Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA E MBIJETESËS ME LAÇIN/ Mema ka dyshime për futbollistët në formacion, ja shaku kryesor

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema ka disa dyshime sa i përket futbollistëve që do të hedh në fushë për takimin ndaj të rëndësishëm në transfertë ndaj Laçit.

Bardheblutë kërkojnë medoemos pikë që të qëndrojnë të paktën edhe në sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar, Por, tekniku kryeqytetas do të ketë disa futbollistë të dëmtuar, si Daja, Karabeci, Halili. Mema nuk ka vendosur se kë do të hedh në fushë për transfertën e zjarrit.

Gjithsesi, paraqitja e Ilion Likës në ndeshjen e fundit ndaj Kastriotit ka rritur pikët e tij te Mema, i cili pritet t’i besojë sërish eksperiencës së tij në katërkëndësh.

Ndeshja me Laçin është shumë e rëndësishme, pasi bardheblutë notojnë në zonat e ftohta të renditjes, ndërkohë që kurbinasit synojnë një biletë për në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Related posts

E PAIMAGJINUESHME/ Acerbi nuk mungon kurrë, KËRCËNON REKORDIN e ZANETTIT

Isa.Autor

“PLESHTI” FITOI PËR TË GJASHTËN HERË “TOPIN E ARTË”/ Klopp nuk e shmang polemikën: Duhet të fitonte…

Delo.autor

Milan – Lazio/ Notat e lojtarëve, Strakosha fenomenal

Q.Autor

Leave a Comment