Futboll Kategoria Superiore Sport

TITULLI FESTOHET NË SHESH/ Ja cilët janë të ftuar special nga klubi i Partizanit (FOTO)

Një festë gjigante po përgatitet mbrëmjen e së dielës në qendër të Tiranës.

Në orën 19:30, klubi i Partizanit do të festojë në mënyrën më të mirë të mundshme fitimin e titullit kampion pas 26 vitesh. Të kuqtë do të luajnë ndaj Kukësin këtë të dielë dhe pas takimit do të marrin medaljet dhe titullin e 16-të në histori.

Matematikisht, kryeqytetasit e fituan titullin 3 javë përpara fundit, pas fitores në derbin me Tiranën me shifrat 2-1. Që atëherë, klubi ka nisur organizimin për festën e veçantë të titullit. Madje, të kuqtë kanë rezervuar edhe një vend special për ata që kanë dhënë kontribut të veçantë për këtë fanellë.

Tribuna A është ajo që do të pres legjendat e të kuqve. Shpresohet se të kuqtë ta mbushin stadiumin plot e për plot në mënyrë që të dhurojnë edhe një atmosferë të bukur për këtë ndeshje të veçantë. Stafi i klubit ka menduar se festimet e titullit të 16-të në historinë e saj 73 vjeçare të jetë mjaft e veçantë. Pas ceremonisë së dorëzimit të Kupës së edicionit të 80-të të Superiores, festa do spostohet në qendër të Tiranës dhe konkretisht në sheshin “Nënë Tereza”.

Këngëtarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do të ngjiten në skenën e improvizuar, e cila pritet të jetë e rrethuar nga shumë tifozë të kuq, të cilët pritet të jenë të shumtë.

Related posts

Karina “përgatit” Agueron për në Botëror (FOTO)

Sadik.Autor

RIKTEHET TË FLASË PAS SHUMË VITESH PËR MILANIN/ Menez: Më kanë thënë që isha aq i fortë sa Kaka, ja kush ishte gabimi im!

Delo.autor

VOLEJBOLL/ Rrëfehet kapitenia bardheblu, Xhenifer Pira: Tirana si familje, derbi më emocionon

Delo.autor

Leave a Comment