Futboll

Shkëndija e Tetovës mbyll merkaton me afrimin e Visar Musliut

Vetëm një ditë pas afrimit të nigerianit Wakili, Shkëndija e Tetovës zyrtarizon edhe Visar Musliun. Mbrojtësi qendror vjen te Shkëndija në formë huazimi nga radhët e Prishtinës, me opsion blerjen e kartonit të plotë të lojtarit në fund të sezonit aktual.

23-vjeçari, i dalë nga shkolla e futbollit të Gostivarit, përmes Renovës, nga një sezon ishte pjesë e Sent Gallenit të Zvicrës dhe Vardarit të Shkupit. Paraqitjet bindëse e kanë bërë pjesë e gjithë përfaqësueseve të reja të Maqedonisë. Ishte pjesë e suksesit historik me U-21 në Kampionatin Europian për të rinjë në Poloni, ndërsa u konfirmua titullar në përfaqësuesen A në fund të eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018”.

Musliu është futbollisti i gjashtë që bashkohet me Shkëndijën e Tetovës në këtë afat kalimtar, afrim që mbyll merkaton e kuqezinjëve për gjysmësezonin pranveror, ku kërkohet titulli i kampionit.

Related posts

SHKATËRROI EPOKËN E BARÇËS/ Trajneri thyen mallkimin, “pushton” Amerikën me ekipin dyvjeçar

Isa.Autor

Milani e pati dhe e shiti, gjigandët italianë bëjnë ‘luftë’ për shërbimet e tij

Q.Autor

Shqipëria apo Kosova? Duka komenton situatën

Sadik.Autor

Leave a Comment