Futboll Seria A Sport

NUK U KUALIFIKUA NË CHAMPIONS/ Ja një tjetër lajm të trishtë për Donnarumman

Nuk kanë fund problemet për Gianluigi Donnarumma.

Pasi nuk arriti që të ndihmojë Milanin për tu kualifikuar në UEFA Champions League, gardiani italian ka marrë një tjetër lajm të trishtë. 20 vjeçari pësoi një dëmtim në kofshë në fitoren e djeshme 3-2 ndaj SPAL, çka i kushtoi largimin nga fusha pas 21 minutash. Por jo vetëm kaq.

Donnarumma do të humbasë edhe dy takimet kualifikuese të kombëtares së Italisë. Sipas “ANSA”, 20 vjeçarit i duhet një muaj kohë për tu rikuperuar, duke humbur kështu grumbullimet për ndeshjet e qershorit kundër Greqisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Related posts

FAVORIT PËR TË FITUAR TITULLIN/ Shaqiri: Liverpooli mund ta përballojë presionin, ne thjeshtë…

Delo.autor

TIRANA-FLAMURTARI/ Muçi zhbllokon sfidën për “bardheblutë” me 11-metërsh (VIDEO)

Delo.autor

ANALIZON KRIZËN E BARCELONËS/ Eto’o: Laporta e ka një plan, tronditja pritej pas largimit të Messit

Delo.autor

Leave a Comment