Futboll Seria A Sport

KONTRATË 3-VJEÇARE NË TAVOLINË/ Maldini propozon emrin e trajnerit të ri të Milanit, ja zgjedhja e tij

Simone Inzaghi është zgjedhja e parë e Milanit për t’i besuar stolin kuqezi.

Ivan Gazidis së bashku me Paolo Maldinin kanë shprehur hapur propozimin e tyre që trajneri aktual i Lazios t’i vendoset në tavolinë një kontratë 3-vjeçare me pagë 2.5 milionë euro në sezon, shkruan “Sportmediaset”.

Një javë më parë Simone Inzaghi dhe Lotito janë takuar për të gjetur një akord për lamtumirën e mundshme nga kryeqyteti i Italisë.

Më pas erdhi një sondazh i Juventusit, me Inzaghin që e di mjaft mirë se nuk është zgjedhja e parë e bardhezinjve dhe tani oferta konkrete nga Milani.

Related posts

BASTET/ Baseli superfavorit për të triumfuar, ja si kuotohet fitorja e Partizanit…

Delo.autor

“TYM I ZI” PËR KANE/ Bayern-Tottenham nuk bien dakord, 20 mln euro mbajnë “peng” bomberin anglez

F.autor

SPEKTAKËL NË MIQËSORE/ Finlanda trondit Francën, shënon dy gola në dy minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment