Futboll Seria A Sport

FLET PËR TË ARDHMEN E SHQIPTARIT/ Agjenti i Hysajt: Largimi nga Napoli i detyrueshëm, më telefonoi…

Menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Giufredi, ka folur për mediat italiane lidhur me të ardhmen e shqiptarit, i cili aktualisht është pjesë e Napolit.

“Për tri sezone ka qenë mbrojtësi më i mirë, vitin e fundit të Sarrit më telefonoi Juventusi, por refuzoi sepse kërkonte të luftonte për titull me Napolin”, zbulon agjenti i shkodranit.

“Po, vërtet, vitin e fundit ka pasur një rënie, por nuk është i vetmi. Nuk them që është faji i Ancelotit, por pasojë natyrale e një ndërrimi të lojës. Qëllimi është të gjej një sistemim për Hysajn dhe Mario Ruin. Elseidit pas një viti i skadon kontrata dhe largimi është i detyrueshëm, e shoh si diçka të drejtë ndryshimin  e ambientit. Shumë klube nga Spanja dhe Italia kanë kërkuar informacione”, përfundoi tha Giufredi.

Related posts

TRONDITET PSG/ NEYMAR mendon LARGIMIN, dëshiron të rikthehet në SPANJË tek…

Isa.Autor

Alice Campello e lumtur në krah të Alvaro Moratës! (FOTO)

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester United-Chelsea. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment