Futboll Premier League

Për Mourinhon ka ende shpresë: Gara për titull nuk ka përfunduar

Jose Mourinho ka ndryshuar mendje sa i përket luftës për titull të Premierligës, pasi insiston se ende gara nuk ka përfunduar

Ditë më parë trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho e pranoi se ndoshta lufta për titull në Premierligë ka përfunduar, për shkak se Manchester City kryeson me 11 pikë diferencë.

Por, ai tashmë ka ndërruar mendje, duke thënë se nëse gara do të kishte përfunduar, ai do të ishte tashmë në Brazil ose Los Angelos.

“Ne luajmë ndeshje pas ndeshje dhe tjetrën do të tentojmë ta fitojmë. Ne e kemi një të vështirë ndaj West Brom”, tha fillimisht Mourinho për BBC Sport.

“Titulli përfundon vetëm në maj. Nëse do të kishte përfunduar tashmë, unë do të isha në Brazil ose Los Angelos”, tha ai në fund.

Unitedi renditet në vendin e dytë në Premierligë më 38 pikë, 11 më pak se sa Manchester City në vendin e parë.

Related posts

ZYRTARE/ Sulmuesi Aguero zbarkon në “Camp Nou”, Barcelona vendos klauzolën. Ja detajet e akordit…

Delo.autor

Mourinho vlerëson Ronaldon: Me të, gjithçka është e mundur në futboll!

Sadik.Autor

SUPERSFIDA E SË SHTUNËS/ Allegri: Fiorentina kundërshtar i vështirë, atje ndeshjet nuk…

Isa.Autor

Leave a Comment