Futboll Seria A

Inter mendon edhe për merkaton, Sabatini me ‘mision’ drejt Kinës

Inter, pas fitores së vuajtur të marrë në Kupën e Italisë kundër Pordenone-s, është kthyer të përqendrohet te kampionati. Luciano Spalletti është kthyer të punojë në stërvitje me disa siguri më shumë, edhe pse nuk kanë qenë pozitive, në lidhje me alternativat që ka në dispozicion. Lojtarët rezervë nuk kanë bindur dhe, për ta ndryshuar këtë situatë, duhet të punojë si ai, ashtu edhe klubi.

Pikërisht në këtë këndvështrim duhet parë edhe udhëtimi që do të ndërmarrë përgjegjësi i zonës sportive të Suning, Walter Sabatini, në ditët e ardhshme drejt Kinës. Programi parashikon një takim me pronarin Zhang Jindong, me të cilin do të flasë për Inter-in dhe për Jiangsu Suning.

Për sa i takon zikaltërve, janë dy misionet që Sabatini do të provojë të mbyllë me sukses. I pari ka të bëjë me njërin nga dy brazilianët e Jiangsu Suning, që mund të huazohen nga Inter. Duke parë vështirësitë që ekzistojnë për të zgjidhur çështjen Ramires, zikaltrit mund të përqendrohen tek Alex Texeira, i cili duket se nuk bën më pjesë në planet e Fabio Capello-s.

Misioni i dytë do të jetë të bindë Suning që të rrisë buxhetin e klubit me synimin për të përforcuar organikën në janar. Objektivi i deklaruar është Javier Pastore i PSG, por nuk përjashtohet mundësia që investimi të bëhet në mbrojtje.

Related posts

GAZETA E FAMSHME ANGLEZE/ Telegraph: Si arriti Kosova ‘”Brazili i Ballkanit’”, ta ngushëllojë një vend të zhgënjyer

Isa.Autor

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu: Ndizet sfida, korçarët shënojnë me Dejvi Bregun

Delo.autor

Ancelotti flet për mundësinë e drejtimit të Italisë

Q.Autor

Leave a Comment