Kategoria Superiore Shqipëri

Duro, sërish ndaj Partizanit: Kualifikimi do të vendoset në Tiranë

Shpëtim Duro do të sfidojë sërish Partizanin. Pasi e mundi fundjavën e kaluar për llogari të kampionatit, kësaj here do të tentojë të njëjtën gjë në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Në konferencën e sotme për shtyp, kryepankina e Flamurtarit ka nënvizuar mes të tjerash: “Është ndeshje Kupe, me specifikë të veçantë, nuk ka lidhje me kampionatin. Unë e kam thënë që nuk do të kemi ndryshime të mëdha në formacion. Muarremi po rikuperohet, ndërsa Nedeljkovic dhe Zuka janë në dispozicion. Kupa e Shqipërisë është objektiv i rëndësishëm për të gjithë. Do të bëjmë maksimumin, por këtë sezon kemi luksin që po ecim mirë. Është një përballje e ekuilibruar, ndaj një skuadre të forte, si Partizani. Kualifikimi nuk do të përfundojë në Vlorë, por do të vendoset në Tiranë. Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë kanë specifike tjetër, ndaj do të isha i kënaqur të mos pësonim gol në fushën tonë, në mënyrë që gjithçka të mbetet e hapur në ndeshjen e dytë”.

Related posts

PESË NDESHJE NË 3 DITË/ Publikohet axhenda, ja sfidat e javës së dytë në Superiore….

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Tirana, Hasani dyfishon avantazhin për bardheblutë. “Fanaticsat” në festë

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Mesfushori Çela rinovon me Kastriotin, arrin marrëveshjen me klubin mbrojtësi…

Delo.autor

Leave a Comment