Futboll Shqipëri Sport

FESTË SHQIPTARËSH/ Shkëndija mposht Rabotnickin dhe kryeson e vetme

Shkëndija e Tetovës nis shkëputjen në Ligën e Parë të Maqedonisë, e ndihmuar edhe nga fitorja e Shkupit 1-0 ndaj Vardarit. Kuqezinjtë tetovarë triumfuan 1-2 në fushën e Rabotnickit, rezultat që i ngjit në kuotën e 31 pikëve para pauzës së kampionatit, për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, 3 më shumë se Vardari.

Në sfidën e javës së 14-të, autorë të golave të Shkëndijës ishin Emini dhe Mici, dy ish-lojtarë të Kategorisë Superiore, duke e bërë të pavlefshëm finalizimin e saktë Peev. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, teksa golit të ish-sulmuesit të Kukësit vendësit iu kundërpërgjigjën në minutën e 28-të. Gjithsesi. Në fillim të pjesës së dytë, Mici realizoi një gol me shumë vlerë, pasi i dha fitoren ekipit të tij.

Related posts

SHUMË NJERËZ NUK I BESOJNË/ Por mësoni disa të vërteta që kanë ndodhur në futboll

Delo.autor

CHELSEA NË AVANTAZH/ Kante “TUND” rrjetën 16 metërshit (VIDEO)

Isa.Autor

SITUATA KAOTIKE NË PRAG TË NDESHJES BYLIS-TIRANA/ Trajneri Egbo: S’ka shanse të luhet nëse dalin edhe lojtarë të tjerë pozitiv

Delo.autor

Leave a Comment