Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA SIGURON MBIJETESËN/ Dopieta e Dokës dhe Hasani mbajnë bardheblutë në Superiore

Tirana ia doli të fitojë ndeshjen e fundit të kampionatit, në shtëpi me shifrat 3-0 ndaj Flamurtarit, duke siguruar kështu edhe matematikisht mbijetesën.

Në “Selman Stërmasi”, pjesa e parë ishte e qetë, me të dyja ekipet që nuk u hodhën në asnjë moment në aventurë, dhe kërkonin të studionin njëri-tjetrin.

Por, me nisjen e së dytës, ishin të besuarit e Memës që u panë më kërkues, dhe tentuan disa herë drejt portës së Koliçit. Gjithsesi, shifrat u zhbllokuan vetëm në minutën e 65-të, ku pas një topi të mbetur pranë portës së vlonjatëve, Doka e shtyu në fundin e rrjetës.

bandicam 2019-05-30 17-29-14-604

Vetëm dy minuta më pas, dhe Doka shënoi sërish, duke lëshuar një predhë nga jashtë zone, që shtangu Koliçin. Në minutën e 80-të, ishte radha e Hasanit për të shënuar edhe golin e tretë, me shkodranin që luftonte edhe për trofeun individual të “Këpucës së Artë”.

Në fund, Tirana mori 3 pikë dhe e mbyll sezonin në vendin e tetë, me 47 pikë, 5 më shumë se Kastrioti që bie nga kategoria.

Related posts

SKANDALOZE NË FRANCË/ Futbollisti “frymëzohet” nga Suarez, kafshon kundërshtarin në faqe (FOTO)

Delo.autor

ËSHTË NJË NDËR KANDIDATËT PËR STOLIN JUVENTUSIN/ Guardiola sqaron: Vitin e ardhshëm do të

Delo.autor

RRËFEN DUELIN E DYTË NDAJ HOLYFIELD/ Mike Tyson: E kafshova në vesh pasi doja ta vrisja

Delo.autor

Leave a Comment