Futboll Sport

ÇMENDURA VJEN NGA BOTËRORI U-20/ Një lojtar shënon 9 gola për Norvegjinë

Norvegjia U-20 ka luajtur ndaj Hondurasit mbasditen e sotme, ndeshjen e grupeve, për Kupën e Botës nën 20 vjeç dhe ka fituar me rezultatin e pabesueshëëm 12-0.

Skuadra skandinave ishte si një uragan në këtë sfidë dhe nuk e ka lejuar kundërshatrin të marrë “frymë” gjatë gjithë lojës.

Ajo që është edhe më e pabesueshme është se 9 gola janë shënuar nga i njëjti lojtar. 19-vjeçari Erling Haland, ka gjetur rrjetën 4 herë në pjesën e parë dhe 5 në të dytën.

Haland ka lindur në Angli dhe tashmë luan te Salzburgu në Austri, ku në 10 ndeshje ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar një asist.

Related posts

NJË SKANDAL FALSIFIKIMI DOKUMENTASH/ Hamdi Salihi dënohet nga Federata Austriake

Delo.autor

VIDEO EMOCIONUESE/ Goli i fundit i Emiliano Sala, festa me tifozët dhe shokët e ekipit

Delo.autor

Axhenda e Kategorisë Superiore, ja kur do të zhvillohet java e 26-të (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment